27 Dhjetor 2019

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e hënë, datë 30.12.2019, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Informacion mbi gjendjen financiare të tregut të sigurimeve bazuar në pasqyrat financiare në 30.09.2019;
  3. Informacion mbi provigjonet teknike dhe matematike të shoqërive të sigurimit siç paraqiten në raportimet për 9-mujorin e vitit 2019;
  4. Projekt “Për miratimin e prospektit të fondit të investimit “Albsig Standard” dhe miratimin e krijimit të fondit të investimit “Albsig Standard”;
  5. Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP dhe SIK “Albsig Invest” sh.a. dhe të fondeve që ajo administron”;
  6. Projekt “Mbi njohjen e shoqërisë “NEWCOM” sh.a., për të kryer veprimtarinë e agjentit të shoqërisë së brokerimit në tituj”;
  7. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë “ASSIBROKER” sh.a.;
  8. Të tjera.