16 Janar 2020

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 22.01.2020, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi disa ndryshime në Rregulloren nr. 127, datë 06.10.2011 “Për përmbajtjen e detyrueshme, afatet dhe formën e raporteve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive, shoqërive të administrimit dhe depozitarëve”;
  4. Projekt “Mbi disa ndryshime në Rregulloren nr. 25, datë 23.02.2011 “Për raportimin në AMF të veprimtarisë së shoqërisë administruese të fondeve të pensionit”;
  5. Projekt “Mbi disa ndryshime në Rregulloren nr. 139, datë, 26.09.2012 “Për përllogaritjen e vlerës neto të aseteve të fondit të pensionit vullnetar dhe afatet e publikimit të informacionit”;
  6. Projekt “Mbi miratimin e prospektit të shoqërisë “Union Bank” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë me normë interesi fikse”;
  7. Projekt “Për miratimin e emërimit të anëtarëve të Këshillit të Administrimit dhe Zv. Administratorit, të shoqërisë “Credins Invest-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.;
  8. Projekt “Për licencimin për të vepruar si broker fizik për tregtimin e titujve”;
  9. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  10. Projekt “Për rinovimin e licencës së vlerësuesit të dëmeve në sigurime”;
  11. Projekt “Për miratimin e buxhetit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit për vitin 2020”;
  12. Të tjera.