10 Korrik 2020

AMF nxjerr për konsultim publik projektrregulloren mbi licencimin, bazuar në ligjin “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive”

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në zbatim të Ligjit nr. 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive”, ka hartuar projektrregulloren “Mbi  licencimin dhe rregullat shtesë të licencimit të shoqërive administruese të fondeve, depozitarëve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive, licencimin dhe regjistrimin e sipërmarrjeve të investimeve kolektive të themeluara në Republikën e Shqipërisë”.

Projektrregullorja dhe shtojcat përkatëse publikohen në faqen zyrtare të Autoritetit, për konsultim publik, në linkun e mëposhtëm:

https://amf.gov.al/pdf/fokus/Projekt-Rregullore-AMF_1.pdf

Për më shumë, kontaktoni [email protected]