26 Shtator 2020

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 30.09.2020, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Për miratimin e rregullores “Për formën, llogaritjen dhe shumën e fondeve të veta që duhet të ketë detyrimisht shoqëria administruese e fondeve””;
  4. Projekt “Për miratimin e rregullores “Mbi komunikimin me investitorët””;
  5. Informacion mbi gjendjen financiare të tregjeve të Pensioneve Private Vullnetare dhe SIK, mbi bazën e pasqyrave financiare të 30.06.2020;
  6. Projekt “Mbi miratimin e statutit, emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe riemërimin e Administratorit të shoqërisë së sigurimit “Insig Jetë” sh.a.”;
  7. Projekt “Mbi riemërimin e anëtarit të Bordit të Drejtorëve të shoqërisë së sigurimit “Sigma Interalbanian VIG” sh.a.”;
  8. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Albsig Jetë” sh.a., si rezultat i rritjes së kapitalit”;
  9. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Raiffeisen Invest-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.”;
  10. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Credins Invest-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.”;
  11. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë “Albsig Invest-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a., si rezultat i rritjes së kapitalit”;
  12. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë administruese të SIK “WVP Fund Management Tirana” sh.a dhe Fondit të Investimit “WVP Top Invest”, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2020”;
  13. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP e SIK “Credins Invest” sh.a, Fondit të Pensionit “Credins Pension” dhe Fondit të Investimit “Credins Premium”, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2020”;
  14. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP “Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a., si dhe Fondit të Pensionit që administrohet prej saj, për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2020”;
  15. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  16. Të tjera.