28 Dhjetor 2020

Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-nëntor 2020

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-nëntor 2020 kapën vlerën mbi 14,772 milionë lekë, ose 5.51% më pak se në periudhën janar-nëntor 2019. Gjatë periudhës janar-nëntor 2020, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 857,503 me një ulje prej 29.20% krahasuar me periudhën janar-nëntor 2019.

Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.21 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.78%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 36.41% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 63.59% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-nëntor 2020, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 6,810 milionë lekë, ose 24.08% më shumë se në periudhën janar-nëntor 2019.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-nëntor 2020 arritën rreth 9,393 milionë lekë, ose 5.93% më pak se në periudhën janar-nëntor 2019.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-nëntor, pati një rritje prej 3.94% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.70% krahasuar me periudhën janar-nëntor 2019.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-nëntor pati një ulje prej 41.06% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje të numrit të kontratave prej 59.20% krahasuar me periudhën janar-nëntor 2019.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-nëntor, pati një ulje 57.45% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-nëntor 2019. Edhe numri i kontratave u ul me 65.06%.

Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-nëntor 2020 arritën rreth 5,379 milionë lekë, 4.78% më pak se në periudhën janar-nëntor 2019. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 43.05% krahasuar me periudhën janar-nëntor 2019.

Primet e sigurimit vullnetar Jo-Jetës gjatë periudhës janar-nëntor 2020, patën ulje me 3.12% kundrejt periudhës janar-nëntor 2019.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-nëntor 2020 siguruan mbi 2,533 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 60.21%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 30.68% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-nëntor 2020, vihet re një rritje prej 9.67% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.25% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-nëntor 2019.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-nëntor 2020, arritën në rreth 941 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 13.54% në krahasim me periudhën janar-nëntor 2019.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-nëntor 2020, arritën rreth 1,002 milionë lekë, ose 6.14% më pak se në periudhën janar-nëntor 2019.

*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-nëntor 2020 u rrit me 24.08% krahasuar me periudhën janar-nëntor 2019. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit nga Sigurimi Motorik me rreth 2,895 milionë lekë, apo 42.51% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Emërtimi Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
Janar-nëntor 2019 2020 20/`19-1
 Dëmi mesatar
MTPL e brendshme                             194                    180 (7.22)
Karton Jeshil                             575                    756 31.57
Kasko                               94                    103 9.89

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-nëntor 2020, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për janar-nëntor 2020, ju lutemi klikoni këtu.

 
 
[1]Tek dëmet e paguara janë perfshirë dhe dëmet nga Fondi i Kompensimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit.