2 Shkurt 2021

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Titujve të Qeverisë për vitin 2020

Vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë për vitin 2020, u dominua në masën 63.21% nga transaksione në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe 36.79% nga transaksionet në instrumente afatgjatë (obligacione). Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 87.21% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të titujve të Qeverisë për vitin 2020, flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 43.77% dhe 41.32% kundrejt vëllimit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të Qeverisë, për vitin 2020 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 98.26% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
                                   
Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë vitit 2020, ka pasur një ulje prej 2,749 milionë lekë ose 48.86% krahasuar me vitin 2019. Numri i transaksioneve i llojit B është ulur në masën 19.30%.

Transaksioni i llojit C Blerje para afatit të maturimit” gjatë vitit 2020, ka pasur një rritje prej 201 milionë lekë ose 7.95%, ndërkohë pati një ulje në numrin e transaksioneve në masën 28.96%, krahasuar me vitin 2019.

Në totalin e transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku, vihet re një ulje në vlerë absolute me rreth 2,548 milionë lekë, krahasuar me vitin 2019.


Tregu Sekondar i Titujve të Qeverisë
 

Lloji i Transaksionit Vlera nominale Ndryshimi  
(në mln lekë) (në %)  
viti 2019 2020 `20/`19-1  
B Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar 5,627.06 2,877.65 (48.86)  
 
Individë 3,006.2 2,333.10 (22.39)  
Persona juridike 2,620.86 544.55 (79.22)  
C Blerje para afatit të maturimit 2,527.46 2,728.44 7.95  
 
 Individë 2,291.46 1,728.70 (24.56)  
Persona juridikë 236.00 999.74 323.62  

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për vitin 2020 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.