21 Korrik 2021

AMF nxjerr për konsultim publik projektrregulloren “Për përcaktimin e rregullave dhe metodologjisë së llogaritjes së dëmshpërblimit që mbulohet nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në zbatim të Ligjit nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” ka hartuar projektrregulloren “Për përcaktimin e rregullave dhe metodologjisë së llogaritjes së dëmshpërblimit që mbulohet nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”. Dokumenti publikohet në faqen zyrtare të Autoritetit, për konsultim publik, në linkun e mëposhtëm:

https://amf.gov.al/projekt.asp?id=72

Kjo rregullore përcakton rregullat, procedurat dhe metodologjinë e llogaritjes së dëmshpërblimit që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit.

Për më shumë, kontaktoni [email protected]