6 Tetor 2021

AMF nxjerr për konsultim publik projektrregulloren “Për komisionet e ndërmjetësimit”

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në zbatim të Ligjit nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” ka hartuar projektrregulloren “Për komisionet e ndërmjetësimit”. Dokumenti publikohet në faqen zyrtare të Autoritetit, për konsultim publik, në linkun e mëposhtëm:

https://amf.gov.al/projekt.asp?id=76

Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i nivelit maksimal të komisioneve të ndërmjetësimit nga kontratat e sigurimit të detyrueshëm motorik në sektorin e transportit.

Për më shumë, kontaktoni [email protected]