28 Janar 2010

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 28 janar 2010, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, midis të tjerave, shqyrtoi dhe miratoi vendimet e mëposhtme:

1. Rregulloren “Për investimet e Fondeve të Pensionit”;

2. Rregulloren “Për standardet e raportimit dhe mbikëqyrjes së Byrosë Shqiptare të Sigurimit”;

3. Refuzimin e miratimit të shoqërisë së ekspertit kontabël për auditimin e pasqyrave Financiare të vitit 2009, në
    shoqëritë e sigurimit “Insig” sh.a. dhe “Intersig” sh.a;

5. Për marrjen e masave administrative ndaj shoqërisë së sigurimit “Intersig” sh.a;

6. Tërheqjen e licencës  së agjentit në sigurimin e jo-jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë “Insig” sh.a;

7. Miratimin e kërkesës së aplikantëve për licencimin si agjentë në sigurime të jo-jetës, në emër dhe për llogari të
    shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a, si dhe;

8. Miratimin  e planit financiar për vitin 2010.