25 Shkurt 2010

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 25 shkurt 2010, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, midis të tjerave, shqyrtoi dhe miratoi vendimet e mëposhtme:

1. Miratimin e programit të aktivitetit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2010;
   
2. Miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 7, datë 30.08.2007 “Për rregullat e  brendshme të Autoritetit të 
    Mbikëqyrjes Financiare;

3. Licencimin si Vlerësues Dëmesh në sigurime;

4. Licencimin si Agjent në Sigurime të jo-jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “INSIG” sh.a;

5. Dhënien e miratimit për riemërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë së sigurimit “SIGAL UNIQUA Group 
    AUSTRIA ”sh.a., si dhe

6. Miratimin e një ndryshimi në formularin B “Mbi të dhënat statistikore për shoqëritë e brokerimit në sigurime”.