6 Prill 2010

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 5 prill 2010, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, midis të tjerave, shqyrtoi dhe miratoi vendimet e mëposhtme:

1. Miratimin e provigjoneve teknike të shoqërisë së sigurimit “Albsig” sh.a;

2. Miratimin e provigjoneve teknike të shoqërisë së sigurimit “Atlantik” sh.a;

3. Miratimin e provigjoneve teknike të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a;

4. Miratimin e provigjoneve teknike dhe matematike të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a;

5. Miratimin e provigjoneve teknike të shoqërisë së sigurimit “Interalbanian” sh.a;

6. Miratimin e provigjoneve teknike të shoqërisë së sigurimit “Intersig” sh.a;

7. Miratimin e provigjoneve matematike të shoqërisë së sigurimit “Sicred” sh.a;

8. Miratimin e provigjoneve teknike të shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a;

9. Miratimin e provigjoneve matematike të shoqërisë së sigurimit “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a; si dhe

10.Miratimin e provigjoneve teknike të shoqërisë së sigurimit “Sigma” sh.a.