21 Maj 2010

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 21 maj 2010, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, midis të tjerave, shqyrtoi dhe miratoi vendimet e mëposhtme:

1. Licencimin e shoqërisë “Tirana Bank” sh.a për ushtrim veprimtarie tregtimi në letrat me vlerë të Qeverisë së
    Republikës së Shqipërisë në tregun me pakicë;

2. Autorizimin e shoqërisë “Tirana Bank” sh.a për të vepruar si kujdestar në letrat me vlerë të Qeverisë së
    Republikës së Shqipërisë;

3. Autorizimin e shoqërisë “Intesa SanPaolo Bank” sh.a për të vepruar si kujdestar në letrat me vlerë të Qeverisë 
    së Republikës së Shqipërisë (ose në letrat me vlerë të borxhit);

4. Miratimin e formatit të autorizimit për ushtrim veprimtarie si kujdestar në letrat me vlerë të qeverisë së
    Republikës së Shqipërisë;

5. Licencimin e shoqërisë “A-EJA insurance broker” sh.a për ushtrimin e veprimtarisë së brokerit në sigurime për
    klasat e jo-jetës;

6. Licencimin e shoqërisë “First Broker” sh.a për ushtrimin e veprimtarisë së brokerit në sigurime për klasat e
    jo-jetës;

7. Licencimin e 2 agjentëve në sigurime në emër dhe për llogari të shoqerisë së sigurimit “Insig” sh.a;

8. Miratimin e ekspertit kontabël të autorizuar “Deloitte albania” sh.p.k, për auditimin e pasqyrave financiare të
    vitit 2009, në shoqërinë e sigurimit “insig” sh.a, si dhe;

9. Miratimin e ndryshimit të planit financiar të vitit 2010.