24 Shtator 2010

Për zhvillimin e testimit për vlerësuesit e dëmeve në sigurime

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pika 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare" dhe nenit 89, të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime" dhe pika 14 e VKM-së, nr. 164, datë 28.01.2008, "Për kriteret dhe procedurat e licencimit të vlerësuesve të dëmeve në sigurime", si dhe të nenit 3 të Rregullores nr. 18, datë 27.03.2008 "Për Organizimin e Testimit Për Vlerësuesit e Dëmeve në Sigurime", pranë ambienteve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në datë 30 shtator 2010, ora 12.00, do të zhvillohet testimi për vlerësues dëmesh në sigurime.

 

Lista e kandidatëve për testim është si më poshtë:


1. Jakup Kola

2. Genci Dura

3. Hysen Parruca

4. Ilir Olldashi

5. Naim Hoxha


Testimi do të zgjasë 2 orë. Testi për Vlerësuesit e Dëmeve në Sigurime, është i formuluar me tre module:


I. Moduli ligjor dhe etike


II. Moduli për dëmet materiale

 •    Pyetje teorike

 •    Ushtrim praktik


III. Moduli për dëmet shëndetësore

•     Pyetje teorike

 •    Ushtrim praktik


Moduli i I-rë, vlen për aplikantët për vlerësues dëmesh materiale si dhe dëmesh shëndetësore.

Moduli i II-të, vlen për aplikantët për vlerësues dëmesh materiale.

Moduli i III-të, vlen për aplikantët për vlerësues dëmesh shëndetësore.

 

Aplikanti do të quhet kalues, nëse merr jo me pak se gjysma e pikëve të caktuara nga çdo modul përkatës.

Aplikanti në testim duhet të paraqitet të paktën 15 minuta përpara fillimit të testimit dhe duhet të kenë me vete dokumentet e indentifikimit.