
24 Maj 2023
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e mërkurë, datë 31.05.2023, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Projekt “Mbi miratimin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Autoritetit Austriak të Tregjeve Financiare (FMA)”;
- Informacion mbi gjendjen financiare të tregjeve të Fondeve të Pensionit Vullnetar dhe SIK, mbi bazën e pasqyrave financiare të 31.03.2023 dhe monitorimin e treguesve të tregut të SIK gjatë muajit prill 2023;
- Projekt “Mbi miratimin e projektrregullores “Për licencimin dhe funksionimin e platformës shumëpalëshe të tregtimit (PSHT), platformës së organizuar të tregtimit (POT) dhe kërkesat për shoqëritë komisionere që veprojnë si internalizues sistematikë””;
- Projekt “Mbi miratimin e projektrregullores “Për kriteret e licencimit dhe funksionimit të Bursave/operatorëve të tregut, që vënë në funksion veprimtarinë e një tregu të rregulluar””;
- Projekt “Mbi miratimin e projektrregullores “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së Depozitarit Qendror të Titujve””;
- Projekt “Mbi miratimin e projektrregullores “Për kërkesat e licencimit dhe të funksionimit të shtëpisë së klerimit dhe kundërpalës qendrore (CCP)””;
- Projekt “Mbi miratimin e projektrregullores “Për kriteret dhe kërkesat për miratimin e shoqërisë audituese të shoqërisë komisionere dhe institucioneve të tregut””;
- Projekt “Mbi miratimin e projektrregullores “Për procedurat dhe shqyrtimin e ankesave në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare””;
- Projekt “Mbi miratimin e “Manualit të Mbikëqyrjes me bazë rrezikun për tregun e sigurimeve””;
- Projekt “Mbi miratimin e “Udhëzimit për matricën e rrezikut dhe treguesit analitikë të tregut te sigurimeve të jojetës””;
- Projekt “Për regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Banka Credins” sh.a., për emetimin e obligacioneve”;
- Projekt “Mbi miratimin e emërimit në pozicionin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Atlantik-Shoqëri Sigurimesh” sh.a.”;
- Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Bursa Shqiptare e Titujve ALSE” sh.a.;
- Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe anëtarit të Bordit të Drejtorëve të shoqërisë së sigurimit “Intersig Vienna Insurance Group” sh.a.”;
- Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Insig Jetë” sh.a.”;
- Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të Zv. Administratorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Raiffeisen Invest - Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.”;
- Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të Administratorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Credins Invest - Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.””;
- Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të strukturës aksionare të shoqërisë “GrECo Albania Insurance & Reinsurance Brokers” sh.a., si rezultat i shitjes së aksioneve”;
- Projekt “Mbi miratimin e heqjes me kërkesë, të licencës së brokerit në sigurime”;
- Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
- Të tjera.