
Ecuria e tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 30.06.2023
Gjatë periudhës janar-qershor 2023, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre pesë fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare në 30.06.2023 tregon një total asetesh neto prej 6,187.12 milionë lekë (58.13 milionë euro[1]) dhe me një rritje prej 487.74 milionë lekë (8.56%) krahasuar me 31.12.2022. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 30.06.2023 rezultoi 37,594 anëtarë duke shënuar një rritje prej 2.95% krahasuar me 31.12.2022.
Tregues të fondeve të pensioneve
Përshkrimi | Vlera (milionë lekë) | Ndryshimi (Në %) | ||||
31.12.’22 | 30.06.’23 | 31.12.’22-30.06’23 | ||||
Asetet neto të FP | 5,699.38 | 6,187.12 | 8.56 | |||
Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve 30.06.2023
Fond Pensioni | Numri i anëtarëve në FP | Asete Neto (milionë. lekë) |
SIGAL | 11,015 | 2,662.60 |
CREDINS PENSION | 18,923 | 1,831.69 |
RAIFFEISEN | 3,673 | 1,300.88 |
ALBSIG | 3,929 | 381.46 |
SMART PENSION | 54 | 10.49 |
TOTAL | 37,594 | 6,187.12 |

Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 30.06.2023 (në versionin EXCEL), ju lutem klikoni këtu.
1 euro = 106.44 lekë