
Ecuria e tregut të Fondeve të Investimeve, 30.06.2023
Gjatë periudhës janar-qershor 2023, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre trembëdhjetë fonde investimi. Fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, “Raiffeisen Invest Euro”, “Raiffeisen Vizion” dhe “Raiffeisen Mix” të administruara nga shoqëria “Raiffeisen Invest” sh.a, fondi i investimeve “Credins Premium” së bashku me fondet alternative “SEE LAND” dhe “GREEN VIEW” janë nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest” sh.a, fondi “WVP Top Invest” dhe fondi “WVP GLOBAL” administrohen nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana sh.a”, fondi i investimeve “Albsig Standard” nën administrimin e shoqërisë administruese “Albsig Invest” sh.a, fondi “ABI EIA”, “ABI FLEX EURO”, “ABI FLEX USD”, administrohen nga shoqëria “ABI Invest” sh.a.
Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 30.06.2023, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 43.30 miliardë lekë me një rritje prej 1.83 miliardë lekë ose 4.42%, krahasuar me 31.12.2022.
Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 72.71% të aseteve të fondeve, me një rritje prej 6.19% krahasuar me 31.12.2022.
Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.06.2023 është 30,077 me një rritje prej 3.91% krahasuar me 31.12.2022.
Tregues të fondeve të investimeve
Përshkrimi | Vlera (mln. lekë) | Ndryshimi (Në %) | |
31.12.’22 | 30.06.’23 | 31.12.’22-30.06.’23 | |
Asetet neto të FI | 41,466 | 43,298 | 4.42 |
Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve
30.06.2023
Fond Investimi | Numri i anëtarëve në FI | Asete Neto (mln. lekë) |
Raiffeisen PRESTIGJ | 23,424 | 28,215 |
Raiffeisen Vizion | 3,799 | 9,474 |
Raiffeisen Invest EURO | 1,486 | 3,325 |
Credins PREMIUM | 467 | 715 |
ABI EIA | 64 | 326 |
ABI FLEX EURO | 13 | 282 |
Albsig Standard | 119 | 250 |
Raiffeisen MIX | 80 | 232 |
WVP Global | 294 | 217 |
WVP Top Invest | 327 | 213 |
ABI FLEX USD | 4 | 50 |
TOTAL | 30,077 | 43,298 |

Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Fondeve të Investimeve, 30.06.2023 (në versionin EXCEL), ju lutem klikoni këtu.