
17 Nentor 2023
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e premte, datë 24.11.2023, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Projekt “Për miratimin e buxhetit të vitit 2024 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe parashikimin e buxhetit afatmesëm 2024- 2026”;
- Informacion mbi gjendjen financiare të tregjeve të Fondeve të Pensionit Vullnetar dhe SIK mbi bazën e pasqyrave financiare të periudhës 30.09.2023;
- Projekt “Për miratimin e projektrregullores "Për përcaktimin e formës dhe përmbajtjes së raportimit periodik të shoqërive komisionere, bankave që ofrojnë shërbime investimi në tituj dhe institucioneve të tregut””;
- Projekt “Për regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Banka OTP Albania” sh.a., për emetimin e obligacioneve”;
- Projekt “Për regjistrimin e aktofertave të shoqërisë “IuteCredit Albania” sh.a., për emetimin e obligacioneve”;
- Projekt “Për regjistrimin e aktofertës të shoqërisë “Banka Credins” sh.a., për emetimin e obligacioneve”;
- Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të Administratorit të shoqërisë së brokerimit “WVP-Ndërmjetës në Sigurime” sh.a.”;
- Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës dhe Administratorit të shoqërisë së brokerimit “GrECo Albania Insurance & Reinsurance Broker” sh.a.;
- Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
- Të tjera.