3 Nentor 2010

U zhvillua Konferenca e 17-të Vjetore e IAIS

(Material i përpunuar, nxjerrë nga Shoqata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), Tetor 2010)

Organizata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS) mbylli Konferencën e 17-të Vjetore dhe Takimin e Përgjithshëm që u zhvillua në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në datat 24-29 Tetor 2010. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si anëtar me të drejta të plota i kësaj organizate, u përfaqësua në këtë eveniment të rëndësishëm nga Zj. Ermela Guxholli, Nënkryetare, Zj. Miranda Ramaj, Anëtare Bordi, Zj. Anxhela Dervishi dhe Z. Rinald Guri.

Konferenca 17-të Vjetore e e IAIS-it, në të cilën morën pjesë rreth 450 pjesëmarrës, është evenimenti më i rëndësishëm i vitit i kësaj organizate. Ajo mbledh të gjithë anëtarët dhe vëzhguesit e saj që përfaqësojne rregullatorë dhe mbikëqyrës të sigurimeve nga 140 vënde në të gjithë botën, profesionistë të fushës dhe pjesëmarrës të tregut të sigurimeve. Tema e këtij viti ishte: "Porta e besimit në industrinë e sigurimeve".

Konferenca dha mundësinë për mbikëqyrësit dhe profesionistët e sektorit të sigurimeve për të diskutuar kushtet mbizotëruese të tregut, prirjet e reja dhe zhvillimet rregullative në këtë mjedis sfidues financiar. "Natyra në zhvillim e sektorit të sigurimit me kompanitë e sigurimeve gjithnjë e më shumë në zgjerim e operacionet e tyre në nivel global, kriza financiare e shoqëruar me sfidat rregullatore solli si rezultat nevojën për reforma rregullatore," tha Peter Braumüller, Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të IAIS. "Unë jam i bindur se IAIS ka angazhimin e të gjithë anëtarëve të vet dhe planet e strategjike të nevojshme për tju adresuar këtyre sfidave".

Në ndryshimet ekonomike aktuale që lëvizin me shpejtësi lind nevoja e krijimit te besimit në këto tregje. Kriza globale financiare ka gjeneruar një varg të gjerë të çështjeve të ndryshme dhe të vështira brenda sektorit financiar në mbarë botën, duke dhënë shkak për reflektim, analizë dhe rivlerësim të shumë aspekteve të riskut, menaxhimit i kapitalit, modelet e biznesit, etj. Konferenca u ofroi mundesi mbikëqyrësve të sigurimeve dhe profesionistëve të fushës për të shkëmbyer ide e për të diskutuar kushtet mbizotëruese te tregut, zhvillimin dhe tendencat e industrisë sigurimeve si dhe zhvillimet rregullatore për të forcuar sistemin e mbikëqyrjes së tregjeve të sigurimeve.

Një numër i rëndësishëm hapash dhe vendimesh janë marrë gjatë mbledhjeve të Grupeve të Punës dhe Mbledhjes së Përgjithshme ku përfshihen:

- Miratimi i një Plani Strategjik të organizatës për vitet 2011-2015. Qëllimi i planit strategjik është që t'i sigurojë Organizates burimet në vënd për të adresuar sfidat e mbikëqyrësve të sigurimeve dhe në këtë mënyrë të forcojë mbikëqyrjen e përgjithshme të sigurimeve.

- Miratimi i një plani dy-vjeçar (udhërrëfyesi) për të siguruar aktivitetet e planifikuara gjatë dy viteve të ardhshme në mënyrë që te realizohen synimet strategjike në nivele të larta me plane veprimi të përcaktuara brenda planit strategjik. Udhërrëfyesi përfshin vlerësimin e rekomandimeve të Bordit të Stabilitetit Financiar për reformën financiare. Në mënyrë të veçantë, IAIS do të ndërmarrë kërkime të mëtejshme për të zhvilluar një analizë më të gjerë të riskut sistemik në sektorin e sigurimeve dhe do të zhvillojë një metodologji të treguesve sasiore dhe cilësore për të vlerësuar rëndësinë e ketij risku sistemik në nivel global. Përveç kësaj, IAIS do të ofrojë udhëzime për të identifikuar institucionet financiare globale dhe vendase me rëndësi sistemike. Duke plotësuar aktivitetet qe lidhen me stabilitetit të tregut financiar dhe të sigurimeve ne vecanti, IAIS do të vazhdojë të rrisë vendosjen e standardeve IFRS dhe zbatimin e tyre. Qëllimi i përcaktimit dhe zbatimit të standardeve është që të zhvillojë parimet globale, të qëndrueshme dhe koherente mbikëqyrëse.

- Një projekt i rëndësishëm është vendosja e standardeve dhe zhvillimi i një kornize të përbashkët rregullatore për Mbikëqyrjen e Grupeve Aktive në Nivel Ndërkombëtar. Iniciativat e zbatimit të standardeve përfshijnë ato edukuese, ato të zhvillimit të vetë vlerësimit dhe të futjes së mekanizmave për të forcuar bashkëpunimin mbikëqyrës.

- Miratimi i tetë dokumentave të mbikëqyrjes përfaqëson hapin e parë në rishikimin e parimeve bazë të sigurimit (ICP) duke mbështetur standardet dhe materialin udhëzues. Qëllimi është që të krijohet një kornizë koherente e këtyre parimeve të rishikuara të cilat të jenë gati për miratim në 2011. Ky grup i parë i materialeve të rishikuara përfshin: parimin ICP 4 të Licencimit; parimin ICP 5 mbi përshtatshmërinë e personave; parimin ICP 13 mbi risigurimin dhe format e tjera të transferimit të riskut; parimin ICP 15 të Investimeve; parimin ICP 16 të menaxhimit të riskut në kompanitë e sigurimit; parimin ICP 17 të mjaftueshmërisë së kapitalit; Standardet e bashkëpunimit ndërkufitar mbi Menaxhimin e Krizave etj.

- Nënshkrimi i dy autoriteteve tjera mbikëqyrëse të sigurimeve të Memorandumit Shumëpalësh të Mirëkuptimit me IAIS (MMoU), çoi në 13 numrin total të nënshkruesve. MMoU është një marreveshje për bashkëpunim dhe shkëmbim informacioni e vendosur nga anëtaret e IAIS-it me qëllim vendosjen e standardeve minimale të cilave duhet t'i përmbahen nënshkruesit për të forcuar mbikëqyrjen ndërkufitare të shoqërive të sigurimit.