26 Shkurt 2008

Seminar Rajonal për Qeverisjen e Kompanive të Sigurimit, 12-13 Mars 2008, Tiranë

Seminar Rajonal për Qeverisjen e Kompanive të Sigurimit, 12-13 Mars 2008, TiranëProgrami i Partnerëve për Stabilitet Financiar (PFS) dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) do të organizojnë një Workshop Rajonal mbi Qeverisjen e Kompanive të Sigurimit, të Mërkurën, 12 Mars dhe të Enjten 13 Mars 2008, në Tiranë, Shqipëri.  Sfondi - Programi PFS Siç e dini, programi PFS është një projekt rajonal për zhvillimin e sektorit financiar, i bashkëfinancuar nga USAID (Agjensia për Zhvillimi Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara) dhe Instituti i Menaxhimit Lindje - Perëndim (EWMI), një organizatë jo fitimprurëse me qendër në New York.   I formuar në 1999 si partneritet publik-privat për të ndihmuar kompletimin e reformave të nevojshme për të krijuar sektorë financiarë privatë që mirëfunksionojnë, në tetë vende të Europës Qendrore dhe Lindore që i janë bashkuar Bashkimit Europian, në 2005 mandati rajonal i Programit PFS u zhvendos në Europën Juglindore (SEE).  Për më shumë informacion për Programin PFS, Ju lutemi të vizitoni faqen tonë të internetit në URL si më poshtë: http://www.pfsprogram.org/index.html  Sfondi - Autoriteti Shqiptar i Mbikëqyrjes Financiare Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare u krijua nga Kuvendi i Shqipërisë si institucion i vetëm i pavarur rregullator dhe mbikëqyrës i tregjeve financiare jo bankare dhe filloi veprimtarinë e tij në Tetor 2006. Autoriteti konsolidoi funksionet rregulluese-mbikëqyrëse të aktiviteteve financiare jo bankare të kryera më parë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Sigurimeve, Komisioni i Letrave me Vlere dhe Inspektoriati i Instituteve të Pensioneve Private Suplementare. Objektivat e Autoritetit janë mbrojtja e interesave të konsumatorëve, nxitja e qëndrueshmërise, transparencës dhe besueshmërisë së tregjeve financiare jo bankare, si dhe sigurimi i respektimit të ligjit.Për më shumë informacion mbi AMF, Ju lutem vizitoni faqen zyrtare të internetit. URL është  http://www.amf.gov.al// Sfondi - Në lidhje me Workshop-in Qëllimi i këtij workshop-i është të ndajë eksperiencën që lidhet me kornizën rregullatore si dhe eksperiencën praktike në lidhje me qeverisjen e kompanive të sigurimit. Çdo prezantim do të përshkruajë kornizën rregullatore, çështje vetërregulluese dhe/ose çështje praktike në vendin/jurisdiksionin përkatës. Çështjet për diskutim do të përfshijnë: përkufizimin "fit and proper"; kualifikimet minimale statutore për menaxhimin dhe bordin e kompanive të sigurimit; kodet e veprimtarisë së shoqërisë së sigurimit; impakti i kodeve të qeverisjes në qeverisjen e kompanisë së sigurimit e të tjera.  Pse është i rëndësishëm Ky workshop rajonal është pjesë e Programit PFS për mandatin në proces të sektorit financiar rajonal. Aktivitetet e Programit PFS janë interaktive, inter-disiplinore dhe bazuar në metodologji case - study. Nëpërmjet case study, lektori demonstron se si praktikat më të mira dhe standartet ndërkombëtare aplikohen në situata të ndryshme.  Qëllimi ynëTë ngjallim interesimin e rregullatorëve të sigurimeve të vendeve të Europës Juglindore në Workshop-in Rajonal, si dhe të palëve të interesit të shoqërive të sigurimit në Shqipëri me qëllim:   

  • 1. Promovimin e shkëmbimit të eksperiencës dhe ekspertizës në rajon; dhe
  • 2. Përforcimi i aftësive me qëllim mbikëqyrjen efektive.
Më poshtë gjeni draft axhendën. Lektorët do të jenë nga Shqipëria, Lituania, Programi PFS, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Polonia dhe Sllovenia.     Seminari do të zhvillohet në Hotel Sheraton Tirana.  Nëse ju nevojitet më shumë informacion apo doni të merrni pjesë, ju lutem kontaktoni AMF në  [email protected], ose Programin PFS në adresën [email protected]. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.

Draft Axhenda WORKSHOP RAJONAL MBI QEVERISJEN E KOMPANIVE TË SIGURIMIT

E Mërkurë, 12 Mars - E Enjte 13 Mars 2008 Tiranë, Shqipëri

Dita parë - E merkurë, 12 Mars 2008 8:30-9:00

9:00-9:15 Rregjistrimi i pjesëmarrësve

Mirëseardhja
Keler Gjika Nënkryetar Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

09:15-10:30
Geoffrey Mazullo Drejtor Programi i Partnerëve për Stabilitet Financiar (PFS) Shtetet e Bashkuara të Amerikës
10:30-11:00 Prezantimi - Shqipëri
11:00-12:30 Pushim kafe
Case Study - Lituania Audrius Linartas Nënkryetar Komisioni i Mbikëqyrjes të Sigurimeve në Republikën e Lituanisë
12:30-14:00 Vilnius Lituani
14:00-15:30 Dreka
15:30-16:00 Case Study - Qeverisja e Kompanive të Sigurimit Geoffrey MazulloDrejtor Programi i Partnerëve për Stabilitet Financiar (PFS)
16:00-17:00 Pushim kafe
17:00-19:00 Case Study - Sllovenia Dr. Dusan Jovanovic, LLDFakulteti i Ekonomisë dhe BiznesitUniversitei i Mariborit Maribor Slloveni

19:00 Konkluzionet - Dita e parë


Njoftim Dita e Dytë - E Enjte, 13 Mars, 2008 9:00-10:30


10:30-11:00 Case Study - Poloni Anna Miernicka-Szulc  Përfaqësuese e Ligjit Varsav Poloni
11:00-12:30 Pushim kafe
12:30-13:30 Case Study - Poloni (Autoriteti i Mbikëqyrjes Polake - të ftuar)
13:30-14:30 Dreka Case Study - Shtetet e Bashkuara ose Case Study - Qeveritarisja e Kompanive të Sigurimit  në tregjet në zhvillim (Ekspertë të ftuar)
14:30 Konkluzionet - Përfundimi i workshop-it Geoffrey Mazullo Drejtor Programi i Partnerëve për Stabilitet Financiar (PFS)

14:45 MBYLLJA