9 Qershor 2011

Zhvillohet Konferenca Globale e Sigurimeve 2011

Banka Botërore në bashkëpunim me IFC zhvilluan në datat 1-2 qershor, në Washington, SHBA, Konferencën Globale të Sigurimeve 2011 me temë: “Zhvillimi i sigurimeve përballë sfidave të reja: kapja e Solvency II dhe inputeve të tregut për të zgjeruar shtrirjen e sigurimeve”.

Në aktivitet kishte 170 të pranishëm, midis të cilëve u përfaqësuan 30 vende të ndryshme, përfshi këtu dhe përfaqësues nga Grupi i Bankës Botërore. 

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare u përfaqësua në këtë Konferencë inauguruese nga Kryetarja, Zj. Elisabeta Gjoni. Në prezantimin e saj Zj. Gjoni foli për rëndësinë e Sigurimit Motorik për Përgjegjësitë ndaj Palëve të Treta në vendet në zhvillim, ku bën pjesë dhe Shqipëria, për të prezantuar më pas dhe rastin e Shqipërisë me fokus sfidat aktuale, zhvillimet e fundit si dhe projektet e ardhshme që pritet të përmirësojnë këtë segment të rëndësishëm të tregut në Shqipëri.

Objektivi i konferencës ishte krijimi i një platforme për stafin e Grupit të Bankës Botërore, klientët dhe lojtarët kryesorë në fushën e (ri)sigurimit për të diskutuar dhe debatuar mbi zhvillimet e reja, për të shkëmbyer praktikat më të mira, për të formuluar iniciativa dhe për të krijuar  një impuls në fusha të caktuara. Këto fusha përfshinë:

- Solvency II;
- Sigurimet nëpërmjet bankave (eng. bancassurance);
- Sigurimet dhe ndryshimin e klimës;
- Prirjet dhe risitë në produktet e sigurimeve  (bujqësore, katastrofat, takaful [koncepti islamik për sigurimet],
  sigurimi motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta);
- Masat mbrojtëse për policëmbajtësit.


Për të lexuar prezantimin, mbajtur nga Kryetarja e AMF-së, Zj. Gjoni, klikoni këtu .

Për më tepër informacion, kontaktoni në [email protected] ose drejtohuni në linkun e

faqes zyrtare të Bankës Botërore http://web.worldbank.org/