Ligje

Ligji nr. 62/2020, datë 14.05.2020 “Për Tregjet e Kapitalit”

  • Akti ligjor/rregullator: Ligje
  • Miratoi : Kuvendi
  • Numër: 62
    Datë: 14/05/2020
  • Hyn në fuqi : 01/09/2020
  • Botuar në: Fletoren Zyrtare nr. 131
    Datë: 14/07/2020
  • Sektori: Mbikeqyrje, Disiplinim
  • Fusha: Tregu i Titujve

1. Ky ligj zbatohet për të gjitha veprimtaritë e rregulluara, që janë:

Ofrimi i shërbimeve të investimit dhe veprimtaria e institucioneve të tregut, duke përfshirë:

a) Marrjen dhe transmetimin e urdhrave në lidhje me një ose më shumë instrumente financiare;
b) Ekzekutimin e urdhrave në emër të klientëve;
c) Tregtimin për llogari të vet;
ç) Administrimin e portofolit;
d) Veprimtarinë e këshillimit për investime dhe dhënien e rekomandimeve;
dh) Nënshkrimin e instrumenteve financiare dhe/ose hedhjen në treg të instrumenteve financiare në bazë të angazhimit në transaksion;
e) Hedhjen në treg të instrumenteve financiare pa angazhim shitjeje;
ë) Veprimtarinë e platformës shumëpalëshe të tregtimit;
f) Veprimtarinë e platformës së organizuar të tregtimit;
g) Veprimtarinë e bursës;
gj) Veprimtarinë e depozitarit qendror;
h) Veprimtarinë e shtëpisë së klerimit;
i) Veprimtarinë e sistemit të shlyerjes;
j) Veprimtarinë e kundërpalës qendrore;
k) Çdo veprimtari tjetër, që lidhet me emetimin ose tregtimin e titujve ose të instrumenteve të tjera financiare.

2. Ky ligj zbatohet ndaj të gjitha subjekteve që ushtrojnë veprimtari të rregulluara në territorin  e Republikës së Shqipërisë ose nga Republika e Shqipërisë për klientët që ndodhen jashtë saj.

Sipas nenit 378 “Shfuqizimi”, të Ligjit nr. 62, datë 14.05.2020 “Për tregjet e kapitalit”, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, Ligji nr. 9879, datë 21.02.2008, “Për titujt”, si dhe Ligji nr. 10158, datë 15.10.2009, “Për obligacionet e shoqërive aksionare dhe të qeverisë vendore”, shfuqizohen.

 

   Materiali i plotë