Ligje

Ligji nr. 66/2020, datë 21.05.2020 "Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë"

  • Akti ligjor/rregullator: Ligje
  • Miratoi : Kuvendi
  • Numër: 66/2020
    Datë: 21/05/2020
  • Hyn në fuqi : 01/09/2020
  • Botuar në: Fletoren Zyrtare nr. 136
    Datë: 21/07/2020
  • Sektori: Mbikeqyrje, Disiplinim
  • Fusha: Tregu i Titujve

Ky ligj rregullon tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë. Ligji rregullon kushtet për licencimin, monitorimin, mbikëqyrjen e subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e shpërndarjes, tregtimit e ruajtjes së tokenëve digjitalë dhe/ose monedhave virtuale, të agjentit të tokenëve digjitalë, ofruesit të shërbimeve inovative dhe sipërmarrjes së automatizuar të investimeve kolektive.

Ligji përcakton kompetencat e  Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare si institucioni që vlerëson të gjitha aspektet rregullatore dhe përputhshmërinë me kërkesat ligjore, si dhe kompetencat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e cila vlerëson të gjitha aspektet dhe kërkesat teknologjike të paraqitura nga subjekti që kërkon të marrë licencë.
 

   Materiali i plotë