Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve

Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, kërkesë Bashkia Durrës datë 03.09.2015


Nr. Rendor


 

Data e regjistrimit të kërkesës
(Data, muaji,    viti).

Objekti
(Përmban edhe përmbledhje të kërkesës).

Data e kthimit   të përgjigjes
(Përmban edhe përmbledhje të përgjigjes).

1

Kërkesë, Bashkia Durrës, datë 03.09.2015
Kërkohet Informacion mbi koefiçentin që përdoret për sigurimin e objekteve si shkolla, çerdhe, kopshte etj Kthyer përgjigje datë 11.09.2015
Sigurimi i pronës nga zjarri dhe rreziqet shtesë, është një produkt vullnetar dhe tarifimi i tij, varion nga një shoqëri sigurimi në tjetrën.
Gjithashtu, duke qenë se ky lloj sigurimi, mbulon disa rreziqe, pra si në rastin konkret, ku mbulimi që do të kryejë Bashkia e Durresit, është sigurimi i ndërtesave, shkollave dhe invetareve te tyre, pra është një mbulim kompleks, tarifa e të cilit do të varet nga rreziqet e ndryshme që mund të mbulohen. Nga verifikimet tona, rezulton se primi i sigurimit për produktin për të cilin është e interesuar Bashkia e Durresit, mund të variojë nga 0,1% deri në 1% të shumës së siguruar, gjithmonë në varësi të elementeve të përshkruar më sipër.

SHËNIM:
Regjistri përditësohet çdo tre muaj.
1. Evidentohet kronologjia e kërkesave.
2. Evidentohet nisja e shqyrëtimit të kërkesës.
3. Identifikohet lloji i kërkesës.
4. Reflektohet afati i shqyrëtimit të kërkesës dhe nëpërmjet klikimit njohja me përmbledhjen e përgjigjes.
(Të dhënat personale anonimizohen në përputhje me Ligjin nr .9887, date 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”
5. Ndihmon kërkuesin pë të njohur ecurinë e procesit.
6. Evidenton vlerat monetare për dhënie të dokumentacionit  në përputhje me udhëzimet përkatëse.