Platforma e Partneritetit për Integrimin Evropian (PPIE)
Publikime për hapjen e Thirrjes për aplikime në Tryezën e PPIE
NJOFTIM PËR MARRJEN PJESË NË TRYEZAT E DISKUTIMIT DHE TË KËSHILLIMIT, NË KUADËR TË PROCESIT TË INTEGRIMIT EVROPIAN
Në zbatim të urdhrit të Kryeministrit nr. 113, datë 30.8.2019, “Për format e pjesëmarrjes, funksionimin dhe strukturën institucionale të platformës së partneritetit për integrimin evropian”, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në cilësinë e institucionit drejtues për Kapitullin 9, fton përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, pushtetit vendor, komunitetit të biznesit, shoqatave të punëmarrësve, botës akademike, medias dhe grupeve të interesit të marrin pjesë në tryezat e diskutimit dhe këshillimit në kuadër të procesit të integrimit evropian, të organizuara në përputhje me kapitujt e acquis të Bashkimit Evropian.
Autoriteti publikon thirrjet në faqen zyrtare dhe në platformat e mediave sociale, përmes të cilave të interesuarit ftohen të paraqesin dokumentacionin përkatës—formularin e aplikimit dhe CV-në—që dëshmon ekspertizën dhe interesin për kontribut në procesin e integrimit evropian, veçanërisht në fushat që mbulon Kapitulli 9, në adresat elektronike të sekretariateve teknike të GNP-së, si më poshtë:
- Kapitulli 9 – [email protected]
- Kapitulli 9 – [email protected]
Shqip
English