Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve

Regjistri i Kërkesave dhe Ankesave, datë 24.01.2018


Nr. Rendor


 

Data e regjistrimit të kërkesës
(Data, muaji,    viti).

Objekti
(Përmban edhe përmbledhje të kërkesës).

Data e kthimit   të përgjigjes
(Përmban edhe përmbledhje të përgjigjes).

Statusi i      kërkesës
Pranuar/
Refuzuar/
Pranuar pjesërisht.

Tarifa
Pa pagesë/
Me pagesë.
1


 
24.01.2018 Kërkesë në lidhje me hapat e ankimit ndaj një akti administrativ të nxjerrë nga AMF, kur ky i fundit refuzon kërkesën për licencim për ushtimin e veprimtarisë së agjentit në sigurime të një personi juridik, dhe cilit organ i drejtohet ankesa para se cështja të shtrohet në gjykatë, duke përfshirë bazën ligjore ku parashikohen keto rregulla. 29.01.2018 Ju kthye përgjigjja si më poshtë:
Bazuar në Ligjin Nr. 9572, datë 3.7.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, ndryshuar me Ligjin nr. 54/2014, në nenin 4 * thuhet:
Organi vendimmarrës i Autoritetit është Bordi, i cili përbëhet nga 5 anëtarë, nga të cilët, një kryetar, një drejtor i përgjithshëm ekzekutiv, një nëndrejtor ekzekutiv dhe dy anëtarë të tjerë.
Në nenin 14* të po këtij ligji thuhet:
Bordi ushtron në mënyrë të pavarur këto kompetenca:
Pika 4. Miraton, refuzon, pezullon apo heq licencat ose autorizimet për ushtrimin e veprimtarisë së subjekteve në tregjet financiare që mbikëqyren, si dhe rregullat përkatëse, sipas përcaktimeve të këtij ligji dhe të legjislacionit në fuqi.
Pika 22. Vendimet e marra janë objekt ankimi në gjykatë.

Ndodhur në këto kushte, kundër vendimit të Bordit të Autoritetit që ka vendosur refuzimin e kërkesës për licencim, ju mund të ankoheni pranë Gjykatës Administrative, bazuar në Ligjin nr nr. 49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin  e Mosmarrëveshjeve Administrative” neni 4 pika 1 e të cilit thotë:
Gjykata kompetente për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve administrative, sipas këtij ligji, janë gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata Administrative e Apelit dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë.

 
Pa pagesë


SHËNIM:
Regjistri përditësohet çdo tre muaj.
  1. Evidentohet kronologjia e kërkesave.
  2. Evidentohet nisja e shqyrëtimit të kërkesës.
  3. Identifikohet lloji i kërkesës.
  4. Reflektohet afati i shqyrëtimit të kërkesës dhe nëpërmjet klikimit njohja me përmbledhjen e përgjigjes.
  5. (Të dhënat personale anonimizohen në përputhje me Ligjin nr .9887, date 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”
  6. Ndihmon kërkuesin për të njohur ecurinë e procesit.
Evidenton vlerat monetare për dhënie të dokumentacionit  në përputhje me udhëzimet përkatëse.