AMF organizon Konferencën Kombëtare “Edukimi financiar”

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizoi më 24 maj 2018, Konferencën Kombëtare “Edukimi Financiar” me fokus kryesor studentët, të cilët shpalosën punime të ndryshme në lidhje me tregjet nën mbikëqyrje dhe rëndësinë e edukimit financiar për zhvillimin e tyre.

Temat kryesore të trajtuara përgjatë konferencës ishin:

  • Sfidat për edukim financiar cilësor në arsimin parauniversitar;
  • Dixhitalizimi në tregun e sigurimeve;
  • Fondet e investimit në Shqipëri dhe krahasimi me fondet e investimit në botë;
  • Bursa dhe faktorët që ndikojnë në funksion të saj;
  • Arbitri mbi mosmarrëveshjet financiare: një model i ri për mbrojtjen e investitorëve;
  • Vlerësimi i edukimit dhe sjelljes financiare në vendimmarrjen financiare;
  • Zhvillimi i fondeve të pensioneve private vullnetare, etj.

Në përfundim të konferencës, Autoriteti dhe shoqatat e tregjeve nën mbikëqyrje, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, Shoqata e Siguruesve të Jetës, Pensioneve Private dhe Fondeve të Investimit, si dhe Shoqata e Tregtimit të Titujve në Shqipëri shpërndanë çmime të ndryshme për punimet më të mira. 

Çmimet lidheshin me kontrata punësimi në shoqëritë që veprojnë në tregjet nën mbikëqyrje, mundësinë e intershipeve apo dhurimin e pajisjeve dixhitale për studentët.