Media: Njoftime

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

26 Shtator 2016

Ditën e enjte, datë 29 shtator 2016, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite: Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar; Miratimi i rendit të ditës; Projekt “Për miratimin e Buxhetit të AMF-së, për vitin 2017”; Projekt “Për [...]

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - gusht 2016

23 Shtator 2016

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - gusht 2016 kapën vlerën mbi 9,379 milionë lekë, ose 4.56% më shumë se në periudhën janar - gusht 2015. Gjatë periudhës janar - gusht 2016, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 711,281 me një ulje prej 1.05% krahasuar [...]

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare raporton në Komisionin për Ekonominë dhe Financat të Kuvendit të Shqipërisë

21 Shtator 2016

Në vazhdim të raportimit në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat të Kuvendit të Shqipërisë të datës 18 Korrik 2016, mbi veprimtarinë e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për vitin 2015, sot me datë 21 Shtator 2016 u zhvillua seanca e dytë e raportimit në lidhje me pyetjet e bëra nga [...]

Për zhvillimin e testimit për broker në sigurime

21 Shtator 2016

Në zbatim të nenit 5 të Rregullores nr. 48, datë 30.06.2015 “Për kriteret, procedurat dhe afatet e licencimit, si dhe rastet e refuzimit të licencës për të ushtruar veprimtari brokerimi në sigurime” Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton se në datën 6 tetor 2016, ora 14.00, pranë ambienteve të tij do të [...]

Njoftim

13 Shtator 2016

Për shkak të mungesës së anëtarëve të Bordit, mbledhja e Bordit e planifikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme, do të shtyhet brenda muajit shtator.

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

7 Shtator 2016

Ditën e martë, datë 13 shtator 2016, ora 12:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite: Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar; Projekt “Për tarifat e primit të sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit dhe marrjen e masave administrative [...]

Mbi rritjen reale të normës së primit të shkruar bruto për sigurimin e detyrueshëm motorik

26 Gusht 2016

Nga të dhënat e raportuara në AMF, në Regjistrin Elektronik të Shitjeve të Sigurimit të Detyrueshëm Motorik, rezulton se tarifat e primit të sigurimit të policave të shitura pas datës  23.08.2016, kanë pësuar rritje. Për të siguruar një informim sa më të plotë të qytetarëve, ju informojmë [...]

Deklaratë për shtyp në lidhje me rritjen e çmimeve të primeve të sigurimit të detyrueshëm motorik

25 Gusht 2016

Në Republikën e Shqipërisë, tregu i sigurimit të detyrueshëm motorik, në elementin e përcaktimit të çmimeve për policat e sigurimit, është liberalizuar prej muajit gusht të vitit 2011, me miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë të ligjit Nr. 10455, datë 21.07.2011”Për disa ndryshime në ligjin Nr. [...]

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - korrik 2016

25 Gusht 2016

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - korrik 2016 kapën vlerën mbi 7,963 milionë lekë, ose 3.02% më shumë se në periudhën janar - korrik 2015. Gjatë periudhës janar - korrik 2016, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 585,882 me një ulje prej 2.97% krahasuar [...]

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

25 Gusht 2016

Në mbledhjen e datës 24 gusht 2016, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi: Miratimin e disa ndryshimeve në rregulloren nr. 1, datë 28.01.2010 “Për aktivet e lejuara, kufizimet dhe kufirin maksimal të investimit të fondit të pensionit”; Miratimin e disa ndryshimeve në rregulloren nr. 96, datë [...]