31 Korrik 2007

Botohet Raporti Vjetor i AMF për vitin 2006

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kënaqësinë të vërë në dijeni publikun dhe dhe subjektet nën juridiksion se ka nxjerrë në qarkullim dhe publikuar në faqen e internetit Raportin Vjetor mbi aktivitetin e institucionit dhe tregut financiar jobankar për vitin 2006.

 

Ky vit shënoi një hap të rëndësishëm drejt reformimit të mbikëqyrjes dhe rregullimit të sistemit financiar jobankar me unifikimin dhe integrimin në një institucion të konsoliduar të enteve rregullatore të fushës së sigurimeve, letrave me vlerë dhe pensioneve private suplementare. Procesi i integrimit të rregullim-mbikëqyrjes do të rrisë premisat për një zhvillim më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm të sistemit financiar jobankar në Shqipëri.

 

Tekstin e plotë të Raportit Vjetor 2006 në versionin PDF mund ta gjeni tek rubrika Statistika & Publikime.

 

 

Shpresojmë që ky raport të jetë me interes për ju !