Shpallje e rezultatit të testimit për vlerësues të dëmeve në sigurime
Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pikës 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", nenit 89, të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime", pikës 14, të VKM-së, nr. 164, datë 28.01.2008, "Për kriteret dhe procedurat e licencimit të vlerësuesve të dëmeve në sigurime", si dhe Rregullores nr. 18, datë 27.03.2008 "Për organizimin e testimit për vlerësuesit e dëmeve në sigurime" (e ndryshuar), Komisioni i Testimit për Vlerësuesit e Dëmeve në Sigurime, i krijuar në bazë të Urdhrit nr. 121, datë 21.10.2013, të Kryetarit të AMF-së, shpall rezultatet e testimit të datës 22.10.2013, si më poshtë:
Komisioni vlerëson se në bazë të pikëve të mbledhura :
1. Z. Gjergji Syko kalon testin për vlerësues i dëmeve shëndetësore
2. Z. Shpetim Xhetani kalon testin për vlerësues i dëmeve materiale (motorike & pronë)
3. Z. Sokol Kondi kalon testin për vlerësues i dëmeve shëndetësore
4. Z. Gezim Mushani kalon testin për vlerësues i dëmeve materiale (motorike)
5. Zj. Irena Bejko kalon testin për rinovim licence
6. Z. Engjell Gina kalon testin për rinovim licence
7. Z. Njazi Shehu kalon testin për rinovim licence
Shqip
English