Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-tetor 2013
Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-tetor 2013 arritën mbi 6,619 milionë lekë, ose 10.51% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2012. Gjatë periudhës janar-tetor 2013, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 831,282 me një ulje prej 4.16% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 88.09% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 11.61% dhe veprimtarinë e Risigurimit me rreth 0.30%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 54% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 46% të totalit të tregut.
Gjatë periudhës janar-tetor të vitit 2013, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në mbi 2,323 milionë lekë, ose 1.88% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2012.
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, në periudhën janar-tetor 2013 arritën rreth 3,036 milionë lekë, ose rreth 17.81% më pak se e njëjta periudhë e vitit 2012.
Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-tetor 2013, pati ulje prej 21.46% të volumit të primeve të shkruara bruto, ndërsa numri i kontratave pati një rritje prej 19.16% krahasuar me periudhën janar-tetor 2012.
Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-tetor 2013 pati një ulje prej 29.34% të volumit të primeve të shkruara bruto, e shoqëruar edhe me ulje të numrit të kontratave me 14.19% krahasuar me periudhën janar-tetor 2012.
Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar-tetor 2013 pati rritje me 9.53% të volumit të primeve të shkruara bruto, krahasuar me periudhën janar-tetor 2012. Gjithashtu edhe numri i kontratave u rrit me 6.18%.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, në periudhën janar-tetor 2013 arritën rreth 3,564 milionë lekë, ose 3.66% më pak se në periudhën janar-tetor 2012. Kjo u shoqërua me ulje të numrit të kontratave të sigurimit vullnetar me 15.04% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës, gjatë periudhës janar-tetor 2013, patën ulje me rreth 6.76% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2012.
Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar-tetor 2013, siguruan rreth 1,734 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë, me rreth 76.69% të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 14.36% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-tetor 2013, vihet re një ulje prej 6.16% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me rreth 10.17% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-tetor 2012.
Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-tetor 2013, arritën në mbi 561 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 6.03% në krahasim me periudhën janar-tetor 2012.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-tetor 2013, arritën mbi 768 milionë lekë, ose rreth 9.57% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-tetor 2013 u rritën me rreth 1.88% krahasuar me periudhën janar-tetor 2012. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,918 milionë lekë, apo 82.55% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.
në mijë lekë
|
Lloji i sigurimit |
janar-tetor |
Ndryshimi |
|||
|
2012 |
2013 |
(në %) |
|||
|
Dëmi mesatar |
|
||||
|
MTPL e brendshme |
214 |
248 |
16.14 |
||
|
Karton Jeshil |
653 |
918 |
40.71 |
||
|
Kasko |
80 |
65 |
(19.13) |
||
Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-tetor të vitit 2013, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.
Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-tetor 2013 (në versionin EXCEL) klikoni këtu
Shqip
English
