17 Shtator 2008

Për zhvillimin e testimit për vlerësuesit e dëmeve në sigurime

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14 pika 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare" dhe nenit 89, të Ligjit nr.9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime" dhe pika 14 e VKM-së, nr.164, datë 28.01.2008, "Për kriteret dhe procedurat e licencimit të vlerësuesve të dëmeve në sigurime", si dhe të nenit 3 të Rregullores nr.18, datë 27.03.2008 "Për Organizimin e Testimit Për Vlerësuesit e Dëmeve në Sigurime", pranë ambjenteve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në datë 25 shtator 2008, ora 10.00, do te zhvillohet testimi per vlerësuesit e dëmeve në sigurime.

Aplikantët qe do të futen në testim janë:

  1. Ajet Bakiu
  2. Arben Kocibellinj
  3. Hetem Xhameni
  4. Rudi Monari
  5. Artur Dece
  6. Lejla Hidra
Testimi do të zgjasë 2 orë. Testi per Vlerësuesit e Dëmeve në Sigurime, është i formuluar me tre module:

I. Moduli ligjor dhe etike

II. Moduli për dëmet materiale

  • a. Pyetje teorike
  • b. Ushtrim praktik

III. Moduli për dëmet shëndetësore

  • a. Pyetje teorike
  • b. Ushtrim praktik

Moduli i I-rë, vlen për aplikantët për vlerësues dëmesh materiale si dhe dëmesh shëndetësore.

Moduli i II-të, vlen për aplikantët për vlerësuesh dëmesh materiale.

Moduli i III-të, vlen për aplikantët për vlerësuesh dëmesh shëndetësore.

Aplikanti  do të quhet kalues, nëse merr jo me pak se gjysma e pikëve të caktuara nga cdo modul përkatës.Pjesmarrësit në testim duhet të paraqiten të paktën 15 minuta përpara fillimit të testimit dhe duhet të kenë me vete dokumentet e indentifikimit.