Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 25 nëntor 2013, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi:
1. Rregulloren “Për tarifat e miratimit të prospektit”;
2. Statutin e shoqërisë “SiCRED” sh.a.;
3. Licencimin si agjentë në sigurime në klasat e Jo-Jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “SIGAL UNIQA Group Austria” sh.a.;
4. Licencimin si vlerësues dëmesh në sigurime;
5. Shoqërinë “Grand Thornton” sh.p.k., si ekspert kontabël të regjistruar për auditimin e pasqyrave financiare të disa shoqërive të sigurimit;
6. Informacionin “Mbi takimin e zhvilluar pranë Këshillit të Byrove në Bruksel, datë 07.11.2013”;
7. Prospektin e emetuesit, shoqëria aksionare “Fondi BESA” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë me normë interesi fikse;
8. Prospektin e emetuesit, shoqëria “Banka Credins” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë me normë interesi fikse;
9. Disa ndryshime në Vendimin e Bordit nr. 55, datë 30.03.2011, “Për njohjen e veprimtarisë së agjentit të brokerit të licencuar të letrave me vlerë”;
10. Heqjen e të drejtës shoqërisë “Easy Trade Consulting” sh.p.k., për të vepruar si agjent i brokerit të licencuar të letrave me vlerë “Forex Capital Market LTD”.
Shqip
English