Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e hënë, datë 23.12.2013, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
2. Miratimi i rendit të ditës;
3. Informacion “ Mbi gjendjen financiare të tregut të pensioneve private dhe SIK, mbi bazën e pasqyrave financiare të 30.09.2013”;
4. Informacion “Mbi gjendjen financiare të tregut të sigurimeve, mbi bazën e pasqyrave financiare të 30.09.2013”;
5. Projekt – Mbi miratimin e ndryshimeve të Statutit të shoqërisë së sigurimit “INTERALBANIAN Vienna Insurance Group” sh.a.;
6. Projekt “Mbi licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
7. Projekt “Mbi licencimin e brokerave në sigurime”;
8. Projekt “Mbi licencimin e agjentëve në sigurime”;
9. Informacion mbi takimet e zhvilluara me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe rekomandimet bazë;
10. Informacion mbi konkluzionet e mbledhjes së Komitetit të Monitorimit pranë Këshillit të Byrove;
11. Të tjera.
Shqip
English