24 Dhjetor 2013

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-nëntor 2013

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-nëntor 2013 arritën rreth  7,623 milionë lekë, ose 5.10% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2012. Gjatë periudhës janar-nëntor 2013, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 899,048 me një ulje prej 5.40% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 88.56% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 11.17% dhe veprimtarinë e Risigurimit me rreth 0.26%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 56% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 44% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-nëntor të vitit 2013, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,393 milionë lekë, ose 2.48%  më pak se e njëjta periudhë e vitit 2012.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, në periudhën janar-nëntor 2013 arritën rreth 3,350 milionë lekë, ose rreth 17.46% më pak se e njëjta periudhë e vitit 2012.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-nëntor 2013, pati ulje prej 21.23% të volumit të primeve të shkruara bruto, ndërsa numri i kontratave pati një rritje prej 15.75% krahasuar me periudhën janar-nëntor 2012.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-nëntor 2013 pati një ulje prej 28.12% të volumit të primeve të shkruara bruto, e shoqëruar edhe me ulje të numrit të kontratave me 13.72% krahasuar me periudhën janar-nëntor 2012.

Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar-nëntor 2013 pati rritje me 8.90% të volumit të primeve të shkruara bruto, krahasuar me periudhën janar-nëntor 2012. Gjithashtu edhe numri i kontratave u rrit me 5.98%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, në periudhën janar-nëntor 2013 arritën rreth 4,253 milionë lekë, ose 7.66% më shumë se në periudhën janar-nëntor 2012. Kjo u shoqërua me ulje të numrit të kontratave të sigurimit vullnetar me 15.69% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës, gjatë periudhës janar-nëntor 2013, patën rritje me rreth 7.12% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2012.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar-nëntor 2013, siguruan rreth 2,252 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë, me rreth 82.10% të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 10.63% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-nëntor 2013, vihet re një ulje prej 3.52% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me rreth 7.05% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-nëntor 2012.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-nëntor 2013, arritën në mbi 609 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 6.68% në krahasim me periudhën janar-nëntor 2012.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-nëntor 2013, arritën mbi 852 milionë lekë, ose rreth 9.89% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-nëntor 2013 u ulën me rreth 2.48% krahasuar me periudhën janar-nëntor 2012. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,930 milionë lekë, apo 80.65% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik. 
                                                                                                                                                                                                                                                                                                    në mijë lekë

Lloji i sigurimit

janar-nëntor

Ndryshimi

2012

2013

(në %)

                                    Dëmi mesatar

 

MTPL e brendshme

207

222

7.50

Karton Jeshil

682

864

26.69

Kasko

       79      

    64

(17.97)

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-nëntor të vitit 2013, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-nëntor 2013 (në versionin EXCEL) klikoni këtu