Kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare takohet me përfaqësues të tregjeve të mbikëqyrura për projektet e vitit 2014
Kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Znj. Enkeleda Shehi, zhvilloi më datë 23 dhjetor një takim përmbyllës me përfaqësues të tregjeve të mbikëqyrura nga AMF, tregut të sigurimeve, fondeve të pensioneve private vullnetare, letrave me vlerë dhe fondeve të investimeve. Në takim merrnin pjesë edhe anëtarët e Bordit të AMF-së. Gjatë takimit znj. Shehi bëri një pasqyrë të realizimeve të këtij viti dhe problematikave të hasura. Kryetarja e AMF-së prezantoi gjithashtu edhe mesazhet më të rëndësishme për sfidat që presin AMF-në dhe tregun në vitin 2014.
Për të lexuar fjalën e plotë të Kryetares së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare klikoni këtu.
Shqip
English