23 Dhjetor 2013

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 23 dhjetor 2013, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi:

1.  Gjendjen financiare të tregut të pensioneve private dhe SIK, mbi bazën e pasqyrave financiare të 30.09.2013”;

2.  Gjendjen financiare të tregut të sigurimeve, mbi bazën e pasqyrave financiare të 30.09.2013”;

3.  Miratimin e ndryshimeve të Statutit të shoqërisë së sigurimit “INTERALBANIAN Vienna Insurance Group” sh.a.;

4.  Miratimin e ndryshimit të Statutit të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a.;

5.  Licencimin e Z. Njazi Shehu dhe Engjëll Gina si vlerësues të dëmeve në sigurime”;

6.  Licencimin e shoqërisë “DEVON” sh.a., si broker në sigurime për klasat e Jetës;

7.  Licencimin e Zj. Valbona Vogli si broker fizik në sigurime Jete dhe licencimin e Z. Ramazan Leka, si broker fizik në sigurime Jo-Jete në emër dhe për llogari të shoqërisë së brokerimit “WVP”;

8.  Licencimin e agjentëve në sigurime në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “INSIG” sh.a.;

9.  Informacionin mbi takimet e zhvilluara me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe rekomandimet bazë;

10.Informacionin mbi konkluzionet e mbledhjes së Komitetit të Monitorimit pranë Këshillit të Byrove.