21 Janar 2014

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e enjte, datë 23.01.2014, ora 10:00 do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:


1.  Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;

2.  Miratimi i rendit të ditës;

3.  Projekt - Rregullore “Për administrimin e Fondit të Kompensimit”;

4.  Projekt “Mbi miratimin e Fondit të Kompensimit” për vitin 2014”;

5.  Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të Statutit të shoqërisë “Albsig” sh.a.,  si rezultat i ndryshimit të strukturës aksionare;

6.  Projekt “Mbi miratimin e transferimit të paketës kontrolluese në shoqërinë e brokerimit “Star Broker” sh.a.;

7.  Projekt “Për një ndryshim në Rregulloren nr. 67, datë 27.07.2009 "Mbi licencimin e aktuarëve të autorizuar të shoqërive të sigurimit";

8.  Projekt “Mbi licencimin e  vlerësuesve të dëmeve në sigurime“;

9.  Projekt  “Mbi licencimin e brokerave në sigurime”;

10. Projekt “Mbi licencimin si agjentë në sigurime“;

11. Raport “Mbi rezultatet e auditimeve të kryera në zbatim të planit vjetor 2013”;

12. Informacion mbi planin e punës së AMF-së për vitin 2014;

13. Të tjera.