Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e enjte, datë 23.01.2014, ora 10:00 do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
2. Miratimi i rendit të ditës;
3. Projekt - Rregullore “Për administrimin e Fondit të Kompensimit”;
4. Projekt “Mbi miratimin e Fondit të Kompensimit” për vitin 2014”;
5. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të Statutit të shoqërisë “Albsig” sh.a., si rezultat i ndryshimit të strukturës aksionare;
6. Projekt “Mbi miratimin e transferimit të aksioneve në shoqërinë e brokerimit “Star Broker” sh.a.;
7. Projekt “Për një ndryshim në Rregulloren nr. 67, datë 27.07.2009 "Mbi licencimin e aktuarëve të autorizuar të shoqërive të sigurimit";
8. Projekt “Mbi licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime“;
9. Projekt “Mbi licencimin e brokerave në sigurime”;
10. Projekt “Mbi licencimin si agjentë në sigurime“;
11. Raport “Mbi rezultatet e auditimeve të kryera në zbatim të planit vjetor 2013”;
12. Informacion mbi planin e punës së AMF-së për vitin 2014;
13. Të tjera.