AMF në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe ekspertët Zviceranë përmbyll me sukses Studimin e Impaktit Sasior sipas Solvency II
Në vijim të Projektit “Për Qëndrueshmërinë dhe Zhvillimin Financiar të Shqipërisë,” i cili mbështetet nga Banka Botërore financuar nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Cështjet Ekonomike (SECO) nën Programin F4D, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare priti ekspertët e lartë të “Prime Re Solution” kompani prestigjioze zviceriane në fushën aktuaristike, në lidhje me zbatimin e Solvency II.
Në takim, Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit, znj.Adela Xhemali ritheksoi rëndësinë e zbatimit të Solvency II në tregun e sigurimeve si një nga piketat përmbyllëse (closing benchmarks) më të rëndësishme për tregun e sigurimeve. Në këtë linjë znj.Xhemali vlerësoi mbështetjen e këtij programi për një qasje graduale me përgatitje paraprake, testime dhe respektim afatesh, në mënyrë që zbatimi, të realizohet në mënyrë të qëndrueshme dhe të sigurt për sektorin.
Ekspertët prezantuan për Autoritetin rezultatet e ushtrimit të parë të Vlerësimit të Ndikimit Sasior të Solvency II dhe më pas rezultatet individuale në takime me secilën nga shoqëritë e tregut të sigurimeve.
Përgjatë tri ditëve ekspertët do të kryejnë trajnime për rritjen e kapaciteve të strukturave të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare si dhe të strukurave respektive të shoqërive të sigurimeve për zbatimin e Solvency II.

Shqip
English