Zhvillimet e Tregut të Titujve të Qeverisë jashtë Bursës për vitin 2025
Të dhënat statistikore të tregut të titujve të Qeverisë jashtë Bursës për vitin 2025, flasin për një dominim të transaksioneve “Marrje dhe Transmetim urdhri në tregun primar (Ankand)” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 52.83% dhe 40.89% kundrejt vëllimit të përgjithshëm.
Vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë të realizuara jashtë Burse për vitin 2025, u dominua në masën 51.25% nga transaksione në instrumente afatgjatë (obligacione) dhe 48.75% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari).
Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 74.63% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të Qeverisë jashtë Burse, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.
Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të Qeverisë jashtë Burse, për vitin 2025 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 98.43% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
Tre grupet e transaksioneve B, C dhe F
Transaksioni i llojit B “Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Shitja e titujve të Qeverisë investitorit nga portofoli i bankës, apo shoqërisë komisionere)” gjatë vitit 2025, ka pasur një ulje prej 6,897 milionë lekë ose 68.84% krahasuar me vitin 2024. Gjithashtu edhe numri i transaksioneve i llojit B është ulur në masën 48.10%.
Transaksioni i llojit C “Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Blerja e titujve të Qeverisë nga banka apo shoqëria komisionere para datës së maturimit nga investitori)” gjatë vitit 2025, ka patur një rritje prej 82.16 milionë lekë ose 3.15% dhe me një ulje prej 9.13% në numrin e transaksioneve, krahasuar me vitin 2024.
Transaksioni i llojit F “Ekzekutimi i urdhrit të klientit (jo nga dhe për llogari të portofolit të subjektit)” gjatë vitit 2025 nuk janë ekzekutuar transaksione.
Në totalin e transaksioneve të llojit B, C dhe F të marra së bashku, vihet re një ulje në vlerë absolute me rreth 7,121 milionë lekë, krahasuar me vitin 2024.
Tregu Sekondar i Titujve të Qeverisë jashtë Bursës
| Lloji i Transaksionit | Vlera nominale | Ndryshimi | ||
| (në mln lekë) | (në %) | |||
| viti | 2024 | 2025 | `25/`24-1 | |
| B | Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Shitja e titujve të Qeverisë investitorit nga portofoli i bankës, apo shoqërisë komisionere) | 10,019.67 | 3,122.53 | (68.84) |
| Klientë joprofesionistë (Individë) | 4,683.52 | 1,880.33 | (59.85) | |
| Klientë joprofesionistë (persona juridikë) | 4,550.35 | 690.60 | (84.82) | |
| Klientë profesionistë/palë e pranueshme/klient i kualifikuar | 785.80 | 551.60 | (29.80) | |
| C | Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Blerja e titujve të Qeverisë nga banka apo shoqëria komisionere para datës së maturimit nga investitori) | 2,611.06 | 2,693.22 | 3.15 |
| Klientë joprofesionistë (Individë) | 2,138.66 | 2,573.02 | 20.31 | |
| Klientë joprofesionistë (persona juridikë | 18.70 | 60.20 | 221.93 | |
| Klientë profesionistë/palë e pranueshme/klient i kualifikuar | 453.70 | 60.00 | (86.78) | |
| F | Ekzekutimi i urdhrit të klientit (jo nga dhe për llogari të portofolit të subjektit) | 305.89 | - | (100.00) |
| Klientë joprofesionistë (Individë) | 188.89 | - | (100.00) | |
| Klientë joprofesionistë (persona juridikë) | - | - | - | |
| Klientë profesionistë/palë e pranueshme/klient i kualifikuar | 117.00 | - | (100.00) | |
Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për vitin 2025 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.
Shqip
English