26 Mars 2026
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e martë datë 31.03.2026 ora 11:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Projekt “Mbi Raportin Vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2025”;
- Projekt “Mbi pasqyrat financiare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2025 të audituara”;
- Informacion mbi realizimin e buxhetit 12-mujor të vitit 2025 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
- Projekt “Për provigjonet teknike për shoqëritë e sigurimit që ushtrojnë aktivitetin në klasat e jetës dhe jojetës”;
- Projekt “Për primin e rrezikut për sigurimin e detyrueshëm motorik”;
- Projekt “Për regjistrimin e aktofertës bazë të shoqërisë “Banka Amerikane e Investimeve” sh.a. për emetimin e obligacioneve”;
- Projekt “Mbi njohjen e shoqërisë administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive “OTP Fund Management” Ltd. (OTP FMC), e licencuar nga Banka Kombëtare e Hungarisë (MNB)”;
- Projekt “Mbi njohjen e sipërmarrjeve të investimeve kolektive me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike në tituj të transferueshëm (SIKTT), OTP Multi-Asset Conservative Fund of Funds, OTP Multi-Asset Balanced Fund of Funds, OTP Multi-Asset Dynamic Fund of Funds, OTP EUR Short Bond Fund, të licencuara nga Banka Kombëtare e Hungarisë, nën administrimin e shoqërisë administruese të njohur “OTP Fund Management” Ltd., të cilat do të marketohen dhe shiten në Republikën e Shqipërisë”;
- Projekt “Mbi regjistrimin e “Banka OTP Albania” sh.a., për ushtrimin e veprimtarisë së agjentit të shitjes në Republikën e Shqipërisë të fondeve SIKTT të njohura: OTP Multi-Asset Conservative Fund of Funds, OTP Multi-Asset Balanced Fund of Funds, OTP Multi-Asset Dynamic Fund of Funds, OTP EUR Short Bond Fund, të licencuara nga Banka Kombëtare e Hungarisë, nën administrimin e shoqërisë administruese të njohur “OTP Fund Management” Ltd”;
- Projekt “Mbi ndryshimin e statutit të shoqërisë “Ansig” sh.a., si rezultat i rritjes së kapitalit”;
- Projekt “Mbi ndryshimet thelbësore të statutit të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a.”;
- Projekt “Mbi riemërimin e anëtarit të Këshillit të Administrimit dhe Administratorit të shoqërisë “Abi Invest - Shoqëri Administruese e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a”;
- Projekt “Mbi riemërimin e anëtares së Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Credins Invest” sh.a. - shoqëri administruese e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive”;
- Projekt “Mbi riemërimin e Administratorit të shoqërisë së brokerimit në sigurime “EuroBroker” sh.a.”;
- Projekt “Mbi riemërimin e Drejtorit Ekzekutiv të Byrosë Shqiptare të Sigurimit”;
- Projekt “Mbi licencimin e aktuares së autorizuar në sigurime”;
- Projekt “Mbi rinovimin e licencës së aktuarit të autorizuar në sigurime”;
- Projekt “Mbi buxhetin e Byrosë Shqiptare të Sigurimit për vitin 2026”;
- Mbi ecurinë e fondit të kompensimit për vitin 2025;
- Informacion mbi kategorizimin e nivelit të riskut në bazë të formularëve të vetëvlerësimit për PPP dhe FT, depozituar pranë Autoritetit për vitin 2025;
- Të tjera.
Shqip
English