31 Mars 2026
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 31.03.2026 Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e Raportit Vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2025;
- Miratimin e pasqyrave financiare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2025 të audituara;
- Miratimin e provigjoneve teknike për shoqëritë e sigurimit që ushtrojnë aktivitetin në klasat e jetës dhe jojetës;
- Miratimin e primit të rrezikut për sigurimin e detyrueshëm motorik;
- Regjistrimin e aktofertës bazë të shoqërisë “Banka Amerikane e Investimeve” sh.a. për emetimin e obligacioneve;
- Miratimin e njohjes së shoqërisë administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive “OTP Fund Management” Ltd. (OTP FMC), e licencuar nga Banka Kombëtare e Hungarisë (MNB);
- Miratimin e njohjes së sipërmarrjeve të investimeve kolektive me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike në tituj të transferueshëm (SIKTT), OTP Multi-Asset Conservative Fund of Funds, OTP Multi-Asset Balanced Fund of Funds, OTP Multi-Asset Dynamic Fund of Funds, OTP EUR Short Bond Fund, të licencuara nga Banka Kombëtare e Hungarisë, nën administrimin e shoqërisë administruese të njohur “OTP Fund Management” Ltd., të cilat do të marketohen dhe shiten në Republikën e Shqipërisë;
- Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë “Ansig” sh.a., si rezultat i rritjes së kapitalit;
- Miratimin e ndryshimeve thelbësore të statutit të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a.;
- Miratimin e riemërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit dhe Administratorit të shoqërisë “Abi Invest - Shoqëri Administruese e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a;
- Miratimin e riemërimit të anëtares së Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Credins Invest” sh.a. - shoqëri administruese e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive;
- Miratimin e riemërimit të Administratorit të shoqërisë së brokerimit në sigurime “EuroBroker” sh.a.;
- Miratimin e riemërimit të Drejtorit Ekzekutiv të Byrosë Shqiptare të Sigurimit;
- Miratimin e licencimit të aktuares së autorizuar në sigurime;
- Miratimin e rinovimit të licencës së aktuarit të autorizuar në sigurime;
- Miratimin e buxhetit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit për vitin 2026.
Shqip
English