3 Prill 2026
AMF dhe IFC takim për të ardhmen e shërbimeve financiare digjitale dhe zhvillimin e tregjeve inovative në Shqipëri
Në kuadër të projektit të International Finance Corporation (IFC) “Shërbimet Financiare Digjitale” për Ballkanin Perëndimor, Zëvendësdrejtoresha Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), znj. Merita Gurabardhi, së bashku me z. Aldion Baze, Drejtor i Drejtorisë së Mbikëqyrjes së Tregjeve Finaciare të Regjistrave të Shpërndarë (DLT), zhvilluan një takim me përfaqësues të IFC-së.
Gjatë takimit, ekipi i IFC-së prezantoi një pasqyrë të projektit dhe të punës së realizuar gjatë dy viteve të fundit në Shqipëri dhe në rajon në fushën e shërbimeve financiare digjitale. Prezantimi u fokusua në përpjekjet për forcimin e infrastrukturës mbështetëse, zhvillimin dhe kuptimin e produkteve të reja financiare, si dhe nxitjen e ekosistemit fintech.
Përfaqësuesit e Autoritetit prezantuan punën në vijim në kuadër të Kapitullit 9 “Shërbimet Financiare” të acquis të Bashkimit Evropian, duke evidentuar reformat ligjore dhe rregullatore që po ndërmerren në sektorët nën mbikëqyrje.
Në këtë kontekst, Autoriteti informoi përfaqësuesit e IFC-së mbi paketën e reformave ligjore në kuadër të antarësimit në Bashkimin Evropian, të cilat përfshijnë të gjithë sektorët nën mbikqyrje të Autoritetit, si tregjet e sigurimeve, fondet e pensioneve, fondet e investimit, tregjet e kapitalit dhe tregjet e kripto-aseteve.
Në këtë kontekst, Autoriteti informoi përfaqësuesit e IFC-së mbi paketën e reformave ligjore në kuadër të antarësimit në Bashkimin Evropian, të cilat përfshijnë të gjithë sektorët nën mbikqyrje të Autoritetit, si tregjet e sigurimeve, fondet e pensioneve, fondet e investimit, tregjet e kapitalit dhe tregjet e kripto-aseteve.
Takimi u përqendrua gjithashtu në punën për përafrimin me Rregulloren (BE) 2023/1114 për Tregjet në Kripto-asete (MiCA) dhe Aktin për Qëndrueshmërinë Operacionale Digjitale (DORA). AMF prezantoi ecurinë e projektligjit për tregjet në kripto-asete dhe theksoi pritshmërinë që ai të miratohet në muajt në vijim.
Palët diskutuan gjithashtu mundësitë e bashkëpunimit në drejtim të angazhimit të tregut dhe rritjes së ndërgjegjësimit për aktorët e fintech dhe ekosistemin bankar mbi produktet dhe aktivitetet e reja financiare që pritet të zhvillohen nga legjislacioni i ri për kripto-asetet. Po ashtu, u zhvilluan diskutime mbi mbështetjen e mundshme për krijimin e një “regulatory sandbox” në këtë fushë.
Autoriteti vlerëson rëndësinë e vijimit të dialogut me partnerët ndërkombëtarë në mbështetje të modernizimit të kuadrit rregullator financiar dhe zhvillimit të tregjeve financiare të sigurta, transparente dhe inovative në Shqipëri.
Shqip
English