17 Prill 2026

AMF nxjerr për konsultim publik projektrregulloren “Për qëndrueshmërinë operacionale digjitale në subjektet e licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare”

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe angazhimeve që rrjedhin nga ky proces, ka hartuar projektrregulloren “Për qëndrueshmërinë operacionale digjitale në subjektet e licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare”.

Projektrregullorja publikohet në faqen zyrtare të Autoritetit, për konsultim publik, në linkun e mëposhtëm:

Projektrregullore “Për qëndrueshmërinë operacionale digjitale në subjektet e licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare”

Për më shumë informacion, kontaktoni [email protected]