Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e enjte, datë 27.02.2014, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
2. Miratimi i rendit të ditës;
3. Projekt “Mbi miratimin e Fondit të Kompensimit për vitin 2014”;
4. Projekt “Mbi miratimin e buxhetit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit për vitin 2014”;
5. Informacion mbi gjetjet nga inspektimi në vend në Byronë Shqiptare të Sigurimit;
6. Projekt “Mbi miratimin e administratorit të shoqërisë “Ansig” sh.a.;
7. Projekt “Mbi miratimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Eurosig”sh.a.;
8. Informacion mbi zbatimin e vendimeve të Bordit të Autoritetit nga shoqëritë e sigurimeve;
9. Projekt “Për miratimin e kushteve të përgjithshme të sigurimit të përgjithshëm, të përgjegjësisë profesionale të vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
10. Projekt “Mbi licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
11. Projekt “Mbi licencimin e agjentëve në sigurime”;
12. Informacion mbi realizimin e Buxhetit të AMF-së për vitin 2013”;
13. Të tjera.