Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 27 dhe 28 shkurt 2014, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
1. Dhënien e miratimit për emërimin e drejtorit të përgjithshëm të shoqërisë së sigurimit “Insig”sh.a.;
2. Dhënien e miratimit për emërimin e administratorit të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a.;
3. Dhënien e miratimit për emërimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Eurosig”sh.a.;
4. Miratimin e buxhetit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit për vitin 2014;
5. Licencimin e z. Gramos Ylli dhe z. Ligor Vezuli si vlerësues të dëmeve në sigurime”;
6. Licencimin e agjentëve në sigurime në emër dhe për llogari të shoqërive të sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria”sh.a., dhe “Insig”sh.a.;
7. Miratimin e disa ndryshimeve në buxhetin e AMF-së për vitin 2014;
8. Dhënien e miratimit për Fondin e Kompensimit për vitin 2014.