Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e hënë, datë 10.03.2014, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për përcaktimin e rregullave për pagesën nga rezerva monetare të dëmeve që mbulohen nga kontratat e sigurimit të detyrueshëm motorik në sektorin e transportit””;
3. Informacion mbi gjetjet nga inspektimi në vend në Byronë Shqiptare të Sigurimit;
4. Informacion mbi zbatimin e vendimeve të Bordit të Autoritetit nga shoqëritë e sigurimeve;
5. Projekt “Për miratimin e kushteve të përgjithshme të sigurimit të përgjithshëm, të përgjegjësisë profesionale të vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
6. Të tjera.