Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 10 mars 2014, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
1. Miratimin e rregullores “Për përcaktimin e rregullave për
pagesën nga rezerva monetare të dëmeve që mbulohen nga kontratat e sigurimit të
detyrueshëm motorik në sektorin e transportit”;
2. Marrjen e masave korrigjuese nga inspektimi në vend në Byronë Shqiptare të Sigurimit;
3. Informacionin mbi zbatimin e vendimeve të Bordit të Autoritetit
nga shoqëritë e sigurimeve “Eurosig” sh.a., dhe “Sigma VIG”sh.a.;
4. Miratimin e kushteve të përgjithshme të sigurimit të përgjithshëm, të përgjegjësisë profesionale të vlerësuesve të dëmeve në sigurime”.