Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 25 mars 2014, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
1. Miratimin e provigjoneve teknike të shoqërive të sigurimit;
2. Miratimin e tabelës së primit të rrezikut për përllogaritjen e provigjoneve teknike për sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë së pronarit të mjetit motorik, për dëmet që u shkaktohen palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti;
3. Miratimin e kërkesës për emërimin e Anëtarit të Këshillit Administrativ dhe Zv. Administratorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Raiffeisen Invest-Shoqëria Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.;
4. Miratimin e administratorit të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a.;
5. Dhënien e pëlqimit për emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Qendra e Regjistrimit të aksioneve” sh.a.;
6. Miratimin e kërkesës për tërheqje vullnetare të licencës të shoqërisë “Smart Broker” sh.a., për ushtrim veprimtarie brokerimi në sigurime;
7. Miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria aksionare “Fondi BESA” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë me normë interesi fikse të muajit mars 2014, për shumën 350,000,000 lekë;
8. Miratimin e “Kushteve të përgjithshme të sigurimit të pronës së biznesit nga tërmeti” dhe “Kushteve të përgjithshme të sigurimit të banesës nga tërmeti” të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a., “Albsig” sh.a., “Atlantik”sh.a. dhe “Eurosig” sh.a.;
9. Licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime;
10. Licencimin e agjentëve në sigurime.
Shqip
English