21 Prill 2014

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e enjte, datë 24.04.2014, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

1.  Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;

2.  Miratimi i rendit të ditës;

3.  Projekt “Mbi miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria “Banka Credins” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë me normë interesi fikse të muajit prill 2014 për shumën 200,000,000 lekë, 2,000,000 euro dhe 2,000,000 USD;

4.  Projekt “Mbi dhënien e pëlqimit për emërimin e drejtorit të shoqërisë “Qendra e Regjistrimit të Aksioneve” sh.a.;

5.  Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit të Jetës “SiCRED” sh.a.;

6.  Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë “Shoqëria administruese e fondeve të pensionit “SiCRED Pensions” sh.a., si rezultat i ndryshimit të selisë;

7.  Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë “Ansig” sh.a., si rezultat i zmadhimit të kapitalit”;

8.  Projekt “Mbi licencimin e  vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;

9.  Projekt “Mbi miratimin e kushteve të përgjithshme të sigurimit të përgjegjësisë profesionale të vlerësuesve të dëmeve në sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” të shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a.;

10. Informacion “Mbi Pasqyrat Financiare të Autoritetit për vitin 2013 dhe paradhënia  për subjektet e mbikëqyrura”;

11. Të tjera.